Reperi i njohur, Blleki është rikthyer me një tjetër projekt muzikor.
Rap-artisti nga Gjilani ka lansuar këngën me titullin “Mire e ka”, të cilën e solli të vizuelizuar edhe me videoklip.
Producent i këngës është vet reperi, i cili ka realizuar edhe ‘beat’-in dhe ka shkruar tekstin.
Ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Erno, teksa puna për klipin ju besua ‘Erzenology’.
Të plotë, këngë e re të reperit tashmë mund ta gjeni të lansuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube.
Kënga padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij të shumtë, ndërsa reperi pritet të sjell edhe të tjera projekte ndërkohë. /Telegrafi/