Reperi i njohur shqiptar, Blleki është rikthyer me këngë të re solo.
Rap-artisti nga Gjilani ka lansuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Loti”.
Kënga erdhi e shoqëruar edhe me videoklip me tekst, për të cilin u përkujdes produksioni “Artbybpf”.
Producent i këngës është vet Blleki, i cili gjithashtu u përkujdes për tekstin dhe ‘beat’-in.
Ndërkohë, miksimi dhe masterizimi i projektit u bë nga Erno.
Të plotë, projektin e gjeni tashmë të lansaur në kanalin zyrtar të reperi në YouTube. /Telegrafi/