Telegrafi

Blleki publikon këngën e re “Çdo ditë”

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur shqiptar, Blleki, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Çdo ditë” mban titullin kënga, të cilën po ashtu e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari gjilanas, i cili njëherësh është kujdesur edhe për ‘beat’-in.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterzimi është bërë nga Metro Music e Don Gima me video të Erzenology.

Lexo po ashtu Blleki flet për herë të parë për largimin nga grupi PINT

I lansuar në kanalin e ‘Fole Publishing’, besohet që edhe ky projekt i Bllekit do të pëlqehet nga publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti duhet theksuar se nuk është më pjesë e labelit të famshëm, “P.I.N.T”.

“Raportet i kam të mira akoma por besoj që arsyeja ka qenë që unë vetë jam tip që dominoj, nuk mundem të qëndroj në një vend. Ka qenë një kohë e keqe për mua dhe kanë ndodhur shumë gjëra”, kishte thënë Blleki në një intervistë pas largimit nga grupi i lartpërmendur. /Telegrafi/