Ata janë gjenerata më e re e grupit ‘Pint’, që për një kohë të shkurtër kanë arritur të jenë pjesë e estradës shqiptare.
Bëhet fjalë për rep-artistët, Blleki, Lluni, Semiautomatik dhe Erno të cilët së fundmi janë bashkuar për të mahnitur fansat e tyre.
“Fire” titullohet kënga e katërshes, për të cilën është përkujdesur producenti K-Master, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët.
Klipi i realizuar kryesisht gjatë natës, reperët janë shfaqur para makinave të shtrenjta, për të cilën është përkujdesur Andi Dautaj dhe PINT.
Që në minutat e parë të publikimit, projekti ka filluar të pëlqehet në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=57eGP1zp05c&fbclid=IwAR1fdrYTsI8isdRzRdaUJFRWwYKw4OtmGl4j35PraqEwKwvmXF0fImTVq9E