Rap-artisti nga Gjilani, Blleki, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Kurrë më” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin e quajtur, Festim.
Ky projekt i dyshes është kompletuar edhe nga ana vizuale me përkujdesjen e ‘Kotorri’.
Teksti është shkruar nga vet këngëtarët, kurse për producimin u kujdes veçanërisht Flamur Rukovci (emri i vërtetë).
‘Beat’-i dhe miksimi i këngës u realizua nga Erno me masterizim nga Don Gima.
Videoja e plotë tashmë gjendet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Bllekit.
I njëjti ka kohë që ka bërë një tërheqje nga grupi “P.I.N.T” për të vazhduar si artist i pavarur. /Telegrafi/