Telegrafi

Blleki dhe Erno publikojnë projektin e paralajmëruar “Sahara”

Blleki dhe Erno (Foto: YouTube)

Artistët e njohur, Blleki dhe Erno, për një kohë të shkurtër kanë arritur të zënë vend në industrinë muzikore.

Që të dy janë pjesë e label-it PINT, prej të cilit edhe publikojnë projekte e bashkëpunime nga më të ndryshmet.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se kanë lansuar projektin e paralajmëruar.

“Sahara” titullohet kënga, për instrumentalin e së cilës ka punuar producenti K-Master, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët.

Lexo po ashtu Blleki dhe Erno së shpejti publikojnë këngën “Sahara”

Të shfaqur nga një vend që i ngjason shkretëtirës, Blleki dhe Erno janë parë të veshur me plot stil, ku për një interpretim të tillë është përkujdesur Gent Films.

Së fundmi, artistët kanë sjellë edhe një duet tjetër, duke përfshirë në të edhe rep-artistët, Lluni dhe Semiautomatik. /Telegrafi/