Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit që Rusia ka uzurpuar, megjithëse kundërofensiva e Kievit do të vazhdojë për disa muaj, thotë sekretari amerikan i shtetit.
“Këto janë ende ditë relativisht të hershme të kundërofensivës”, tha Antony Blinken për CNN, transmeton Telegrafi.
“Është e vështirë… nuk do të jetë efektive gjatë javës ose dy javëve të ardhshme”.
“Mund të zgjasë me muaj të tërë”.
Ukraina ka nisur muaj më parë kundërofensivën e saj të shumëpritur për të zmbrapsur ushtrinë ruse nga zonat e tyre.
Luftimet në Ukrainë aktualisht janë fokusuar në lindje. /Telegrafi/