Site icon Telegrafi

Blinken: Shumë herët është për të folur kah po shkon kundërsulmi i Ukrainës

Uashingtoni ka besim se Ukraina do të jetë e suksesshme në rimarrjen e tokës së pushtuar nga Rusia.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha në një konferencë shtypi se ishte, megjithatë, shumë herët për të thënë saktësisht se kah po shkon kundërsulmi.

Ai tha se SHBA është e vendosur të maksimizojë mbështetjen për ukrainasit në mënyrë që ajo të mund të ketë sukses në fushën e betejës, raporton skynews.

https://www.youtube.com/watch?v=8a9Uhs69yUw

Blinken premtoi një paketë “të fuqishme” mbështetjeje politike dhe praktike për Kievin në samitin e ardhshëm të NATO-s.

Kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës ka filluar pas muajsh spekulimesh.

Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ka çliruar katër fshatrat e para, të gjitha në juglindje të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version