Telegrafi

Blinken: Shtetet e Bashkuara nuk kanë strategji për ndërrimin e regjimit në Rusi

Sekretari amerikan i Shteti, Antony Blinken, ka bërë një deklaratë në Izrael.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë strategji për ndërrimin e regjimit në Rusi, pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin “nuk bën të mbetet në pushtet”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Korrupsioni nuk ka të ndalur të ushtria ruse, shkëmbejnë naftën dhe pajisjet ushtarake për alkool

“Mendoj se presidenti – Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë mbrëmë, presidenti Putin nuk mund të fuqizohet për të zhvilluar luftë ose për t’u përfshirë në agresionin në Ukrainë apo diku tjetër”, tha Blinken gjatë vizitës në Jerusalem.

“Siç e dini dhe na keni duke e ripërsëritur vazhdimisht, nuk kemi strategji për ndërrimin e regjimit në Rusi apo diku tjetër”, tha për fund Sekretari amerikan i Shtetit. /Telegrafi/