Site icon Telegrafi

Blinken: Pos që ka dërguar 100 mijë trupa në kufirin ukrainas, Rusia po vazhdon të përhap lajme të rreme

Rusia po vazhdon të përhapë lajme të rreme duke mashtruar publikun dhe fsheh faktin se ka shkaktuar krizën në kufirin me Ukrainën.

Kështu ka shkruar në rrjete sociale, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka treguar se shtetit rus ka dërguar mbi 100 mijë trupa në kufirin ukrainas.

“Rusia jo vetëm që ka vendosur në mënyrë agresive më shumë se 100 mijë trupa ruse në kufirin ukrainas, por po përhap në mënyrë aktive gënjeshtra që mashtrojnë publikun dhe fshehin faktin se vetë Rusia e ka shkaktuar këtë krizë”, ka shkruar ai në Twitter.

Theksojmë se presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi presidentin, Vladimir Putin se Rusia do të paguajë një “çmim të lartë” në rast të një pushtimi të shtetit ukrainas.

Moska me këmbëngulje mohon se po planifikon një ofensivë ndaj Ukrainës dhe sot akuzoi Perëndimin për idenë e provokimeve në Ukrainë, duke vënë në dukje se Britania e Madhe kishte dërguar armë në Ukrainë me aeroplanë ushtarakë.

Lexo po ashtu Dalin dëshmi të reja të vendosjes ushtarake ruse “brenda distancës goditëse të Ukrainës” në përgatitje për “aktivitetin nëntëmujor”

Ndryshe, arsyeja për shmangien e përfshirjes së drejtpërdrejtë amerikane në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës është e thjeshtë.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë detyrime kontraktuale ndaj Ukrainës dhe një luftë me Rusinë do të ishte një kumar i madh. Megjithatë, një përgjigje shumë e dobët mbart gjithashtu rreziqe të caktuara. /Telegrafi/

Exit mobile version