Site icon Telegrafi

Blinken në Ukrainë për të dhënë një ‘mesazh sigurie’ ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Ukrainë ndërsa armët nga një paketë e re ndihme amerikane kanë filluar të mbërrijnë në vijën e frontit.

Vizita e tij vjen ndërsa vendi përpiqet të frenojë një inkursion të madh rus pranë qytetit të tij të dytë më të madh, Kharkiv, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kryediplomati amerikan pritet të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë.

Dhe Blinken do të japë një ‘mesazh sigurie’, thonë zyrtarët amerikanë.

Vizita e Sekretarit të Shtetit të martën shënon tri javë që kur Kongresi amerikan më në fund ra dakord për një paketë të re ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Përpara mbërritjes së zotit Blinken në Kiev, një zyrtar i lartë amerikan tha se armët e financuara nga Amerika që mbërrijnë tani në vijën e frontit përfshinin interceptorë të mbrojtjes ajrore, artileri dhe raketa të drejtuara me saktësi me rreze të gjatë veprimi ATACMS. /Telegrafi/

Exit mobile version