Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Kiev, ku do të takohet me zyrtarët e lartë ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba.
Udhëtimi i tij në Ukrainë, vjen në kohën kur kundërofensiva e Kievit po zhvillohet me hapa më të ngadalshëm sesa që ishte pritur në fillim të saj, transmeton Telegrafi.
Blinken gjithashtu pritet të njoftoi opinionin për fondin e ri për Ukrainën që kap vlerën e mbi një miliardë dollarë.
Në anën tjetër, Kievi gjatë mbrëmjes së kaluar ishte cak i sulmeve ajrore ruse – ku sipas administratës ushtarake të qytetit – mbrojtja e tyre kundërajrore ka arritur t’i shkatërrojë predhat në ajër.
Kjo është vizita e tretë në Ukrainë e Sekretarit amerikan të Shtetit që nga fillimi i pushtimit rus.
Në anën tjetër, shumë ekspertë amerikanë po e shohin me një dozë skepticizmi kundërofensivën ukrainase, që sipas tyre nuk është duke prodhuar ndonjë avantazh në fushëbetejë. /Telegrafi/