Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur për CNN për sulmin e madh ndaj Izraelit nga militantët palestinezë.
Ai thotë se qeveria amerikane ka marrë raporte se në mesin e të vrarëve në Izrael janë edhe disa shtetas amerikanë – dhe se zyrtarët po përpiqen t’i verifikojnë ato raporte, transmeton Telegrafi.
SHBA-ja “ka gjasa” të jap detaje mbi ndihmën e re ushtarake për Izraelin më vonë sot, thotë ai.
“Fokusi ynë i parë është të sigurohemi që Izraeli të ketë atë që i nevojitet”.
Ndryshe, deri më tani është konfirmuar se numri i të vrarëve në Izrael nga sulmet e Hamasit ka shkuar në 600 derisa në Gaza 370.
Mijëra njerëz janë plagosur nga të dyja anët e luftimeve. /Telegrafi/