Telegrafi

Blinken: Izraeli koordinohet me SHBA-të në ndërmjetësimin mes ukrainasve dhe rusëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i përshkroi përpjekjet e Izraelit për të ndërmjetësuar dhe i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi si të rëndësishme dhe “të koordinuara ngushtë” me Uashingtonin.

Ai i bëri këto komente gjatë një takimi në Jerusalem me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

Blinken gjithashtu tha sot se SHBA nuk ka strategji ndryshimi të regjimit për Rusinë, pasi presidenti Joe Biden tha se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Naftali Bennett thotë se Izraeli qëndron i palëkundur me Ukrainën dhe se izraelitët kanë ngritur një spital fushor në shtetin ukrainas për t’u kujdesur për të plagosurit, raporton cnn.

Lexo po ashtu Kryeministri izraelit, Bennett: Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës

“Sa i përket luftës në Ukrainë, Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës dhe do të vazhdojë përpjekjet tona për të ndihmuar në uljen e vuajtjeve dhe përfundimin e gjakderdhjes”, tha i pari i shtetit izraelit.

“Ne kemi dërguar tashmë ekipet tona të larta mjekësore për të ngritur spitalin më të avancuar në terren brenda Ukrainës në anën perëndimore”, pohoi ai. /Telegrafi/