Telegrafi

I bleu veturën e ëndrrave, Teuta Krasniqi ngelet e befasuar nga dhurata luksoze e Adonisit në 39-vjetorin e saj të lindjes

Foto: Teuta Krasniqi/InstaStory

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, ka festuar të martën ditëlindjen e saj të 39-të.

Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Në këtë jubile të veçantë për aktoren e njohur nuk kanë munguar edhe dhuratat e shumta, një prej të cilave e ka marrë nga bashkëshorti i saj, Adonis Morina.

Ky i fundit e befasoi gruan e jetës së tij me një veturë luksoze të tipit Koleos nga marka e njohur “Renault”, vlera e së cilës shkon deri në 40 mijë euro.

Teuta e lumtur ka publikuar në InstaStory disa momente interesante nga pranimi i dhuratës, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar falënderime të mëdha për partnerin.

“Adonis të dua, ditëlindje më e mirë ndonjëherë. Faleminderit Tara, Kaia dhe Astro”, kanë qenë fjalët e aktores në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo gjithashtu bëri të ditur se një veturë të tillë e kishte dëshiruar prej kohësh, duke shkruar “vetura e ëndrrave”, në mbishkrimin e një prej imazheve.

Foto: Teuta Krasniqi/InsatStory

Teuta Krasniqi përndryshe përveç aktrimit, viteve të fundit ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në biznes, duke nxjerrë në shitje produkte të ndryshme ushqimore vegane. /Telegrafi/