Një person është arrestuar pasi që në momentin e pranimit të mallit, dyshohet se e bleu me kartelë bankare të huaj duke e përdorur në mënyrë të paautorizuar.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë sekuestruar: një telefon, një llap-top, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskalë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është ndaluar në momentin e pranimit të mallit i cili dyshohet se është blerë me kartelë bankare të huaj, duke u përdorur në mënyrë të paautorizuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë sekuestruar: një telefon, një llap-top, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskalë”, thuhet në raport.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/