Site icon Telegrafi

Bleros ia keqpërdorin Instagramin, reagon këngëtari

Shpesh herë këngëtarët shqiptarë kanë rënë pre e sulmeve kibernetike.

Në të shumtën e rasteve atyre u janë hackuar faqet në rrjetet sociale, apo u janë bllokuar edhe klipet në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Jo të pakta janë rastet kur dëgjojmë për vjedhje të Instagramit kohëve të fundit.

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi këngëtarit të njohur Blero.

Disa persona të paidentifikuar kanë krijuar çasje në llogarinë personale të Bleros pa dijeninë e tij, duke i shkaktuar kështu probleme.

Në një reagim të publikuar së fundmi në InstaStory, këngëtari u kërkon falje personave të cilët mund të jenë shqetësuar nga përdoruesit që tentuan t’ia thyejnë llogarinë.

“Instagramin tim e ke keqpërdorur dikush nga ekipa që ka akses dhe këtë do a kuptoj së shpejti. Unë jam njeri familjar i devotshëm, baba dhe i fejuari i Afronës. Nuk toleroj këtë gjë”, ka shkruar Blero. /Telegrafi/

Foto: Blero/InstaStory
Exit mobile version