Artisti i njohur i skenës shqiptare, Blero, duket se është në finalizim të projektit të ri muzikor.
Këngëtari përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se kënga e re e tij pritet të lansohet ditën e nesërme (e premte).
Ai së fundmi ka ndarë një fotografi të shkëputur nga xhirimet e videoklipit të ri.
“18 — 17:00”, ka shkruar ai – duke treguar se publikohet nesër në orën 17:00.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve të cilët duket se mezi po presin për projektin e 42 vjeçarit.
Blerim Muharremi (emri i vërtetë) gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me prurje muzikore, kurse të fundit e solli në muajin maj.
“Lambo” në bashkëpunim me L3O tanimë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qgPEvb3Jf2g&ab_channel=L3oOfficial