Artisti i njohur shqiptar, Blero, ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Ai duket se është në finalizim të këngës së re, e cila tani ka edhe një datë të saktë të lansimit.
Në një postim të shpërndarë më fansat, Blerim Muharremi (emri i vërtetë) zbulon se ky projekt do të publikohet më 26 nëntor.
“Hej aman 26”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Reagimet në pjesën për komente kanë qenë të menjëhershme, të cilët siç shihet mezi po presin për prurjen e radhës të 43-vjeçarit.
Kjo vjen pas “Telenovela” që e solli rreth katër muaj më parë në bashkëpunim me Albos.
Deri më tani, kënga e lartpërmendur ka grumbulluar mbi dy milionë klikime. /Telegrafi/