Një pjesë e madhe e artistëve të zhanrit popullor, tashmë kanë filluar të lansojnë projekte të shumta.
Disa prej tyre solo, e disa të tjera edhe bashkëpunime, por që po rezultojnë mjaft të pëlqyera nga audienca.
Së fundmi, pesë këngëtarët më të njohur të estradës shqiptare kanë vendosur të bashkojnë forcat, për të sjell diçka të veçantë.
Bëhet fjalë për “Potpuri sofre” që erdhi si pasojë e bashkimit të Bleros, Ylli Demaj, Ryva Kajtazit, Lorit dhe Shqipri Kelmendit.
Për orkestrimin e kësaj prodhimtarie muzikore është përkujdesur Artan Mezini, teksa këngëtarët me perfeksion kënduan vargjet.
Që në minutat e parë të lansimit, “Potpuri sofre” është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/