Telegrafi

Blero vazhdon të relaksohet me Afronën në Dubai

Foto: Afrona Dika/Instagram

Këngëtari i njohur Blero Muharremi, dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, i kanë dhënë së fundmi vetes disa ditë të mira pushimi.

Dyshja po shijojnë një pushim të këndshëm këtë dhjetor, dhe si destinacion kanë zgjedhur Dubain.

Ata janë mjaft aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me fansat çdo detaj nga udhëtimi i tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, Blero publikoi në llogarinë e tij në Instagram një fotografi, ku shfaqej duke u relaksuar në pishinën e resortit luksoz në të cilin po qëndron.

Ndërkohë, nuk mungoi edhe një fotografi në bikini e Afronës, e cila vazhdoi t’iu tregojë ndjekësve të saj se sa në formë të mirë fizike është.

Çifti po ashtu kanë vizituar edhe një nga shkretëtirat e Dubait, me ç’rast kanë publikuar një fotografi të përbashkët edhe nga ai vend.

Përndryshe, ata kanë bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/