Site icon Telegrafi

Blero me urim special për Tarën në ditëlindjen e nëntë: Gjithmonë do të jem super babi për ty

Foto: Blero/Instagram

Këngëtari i njohur Blero, e ka nisur të shtunën si një ditë ndryshe nga të tjerat.

Kjo pasi sot (e shtunë), vajza e tij, Tara, ka festuar nëntë vjetorin e lindjes së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Me këtë rast, Blero është kujdesur që t’i bëjë një dedikim të veçantë në rrjetet sociale më të shtrenjtës së saj.

Ai ka publikuar një fotografi të Tarës, teksa në mbishkrimin e saj i ka thuru disa fjalë të sinqerta për bijën e tij.

“Dashuri, Emocion, Ngrohtesi, Intelegjence gjitha këto ti mi dhuron mua dhe te gjithe njerezve qe i ke rrethe teje. Por gjeja qe une e vecoj pak ma shume se tjerat vyrtyte tua eshte, qe ti nuk je egoiste por je perplot jete dhe kujdes ndaj tjereve. Karakteri qe ti ke formuar eshte krenari dhe bekim nga Zoti.

Do te jem Bab dhe Shok i yti per sa te kem jete. Kurse ti dije qe, kur te vine momentet e nderlikuare ne jete, mundesh gjithmone me thirr babin dhe babi rregullon gjithcka.Te Dua ma shume se vet jeten, gjithmone do te jem SUPER BABI per ty”, janë fjalët e këngëtarit Blero në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version