Site icon Telegrafi

Blero tregon se si doli nga pija pas një “nate të çmendur” në ahengun e këngëtarit Meda (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi ka qenë një ndër të ftuarit në ahengun e këngëtarit Meda, organizuar pak ditë më parë për synetinë e djemve të tij.

|Nën shoqërinë e kolegëve dhe muzikë argëtuese, Blero duket se ia ka kaluar si është më së miri në këtë aheng.

Lexo po ashtu Zbulohet befasia, Blero së shpejti sjell "La Vida Loca 3" (Foto)

Qëndrimi i zgjatur dhe atmosfera e krijuar ka ndikuar që këngëtari ndoshta ta teprojë edhe me pijen pak.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory, Blero shfaqet duke ushtruar në fitnes së bashku me mikun e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtari sqaron se ishte e vetmja mënyrë se si të dilte nga pija pas një “nate të çmendur” që ka kaluar te Meda.

Përndryshe. Blero është mjaft i përkushtuar ndaj ushtrimeve në palestër, të cilat i ndjek me rregull çdo ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version