Site icon Telegrafi

Blero thumbon kolegët: Më falni që s’kam pishinë, det e ujëvarë në klipin e ri, të gjitha këto ide ishin të zëna

Këngëtari Blero ka paralajmëruar se të dielën më 1 korrik do të publikojë këngën e tij më të re.

“Bingo” titullohet kënga e tij më e re ritmike, e cila është punuar si gjithmonë nga vet këngëtari.

Kënga do të realizohet edhe me klip, i cili do të jetë mjaft veror, por jo nga ato klipet tipike që shohim shpesh në estradë.

E sa i përket kësaj pjese, Blero nuk ka lënë pa thumbuar disa nga kolegët e tij përmes një shkrimi në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kërkoj falje që këtë vit nuk përdora as pishinë, as deti, as ujëvara në klipin tim! Sepe të gjitha ishin të zëna nga kolegët e nuk desha me jua prish planet. Të dielën, 1 korrik del projekti pa pishinë, deti, e ujëvarë”, ka shkruar Blero në InstaStory.

Foto: Blero/InstaStory

Përndryshe, “Plaga ime” titullohet kënga e tij e fundit, të cilën ai e solli në bashkëpunim me këngëtaren Fatlume Popovci.

Kjo këngë u prit shumë mirë nga fansat, dhe ke marrë miliona klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version