Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Blero është shprehur goxha i revoltuar pas video materialit të shfaqur në natën ‘Prime’.
Ani pse, Blero në çdo minutë e ka theksuar “se nuk është surprizuar nga mendimet e banorëve të tjerë”, gjuha e trupit dhe mimikat e fytyrës treguan diçka tjetër.
“Nënave të juaja iu vjen marre për juve”, ka qenë një nga thumbat e Bleros drejtuar Bucit dhe Ganisë.
Ai vazhdimishit shpjegohej se nuk është prekur fare nga fjalët e banorëve, derisa qëndronte krejtësisht i largët dhe shumë i shokuar, pasi pa videon që u transmetua. /Telegrafi/