Telegrafi

Blero thumbon Afronën: Nuk ka njerëz më të hidhur, se ata që bëhen të ëmbël vetëm për interes

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka tash e sa kohë që ka ndarë rrugët me ish-gruan e tij të dytë, Afrona Dika.

Mes dyshes nuk ka shenja të pajtimit, e aq më pak të një miqësie të mirë pas ndarjes – kjo pasi dyshja nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.

Por nuk është vetëm kjo, pasi dy ish-bashkëshortët duket se nuk po i kursejnë edhe postimet thumbuese në rrjetet sociale.

Blero dhe Afrona (Foto: Norik Uka)

Pak ditë pasi Afrona publikoi disa fotografi të reja, ku shfaqej e freskët dhe mjaft tërheqëse, Blero duket se ka vendosur ta thumbojë përmes një postimi në Instagram.

Këngëtari i hitit “Fotografia” publikoi një fotografi të realizuar në suana, në mbishkrimin e së cilës pati disa fjalë mjaft shpotitëse.

Foto: Blero/InstaStory

“Nuk ka njerëz më të hidhur, se ata që bëhen të ëmbël vetëm për interes”, ishte mbishkrimi i këngëtarit Muharremi në fotografinë e publikuar në InstaStory.

Blero përndryshe pas ndarjes, duket se është shumë më i fokusuar te jeta private dhe sipas informacioneve ai është duke nisur një biznes të ri në Zvicër. /Telegrafi/