Telegrafi

Blero do të vijë me bashkëpunim

Blero (Foto: Instagram/BleroMuharremi)

Blero Muharremi ka paralajmëruar fansat e tij se do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kantautori ka bërë të ditur se kënga e re do të jetë një bashkëpunim.

Gasso dhe Fisi janë dy bashkëpunëtorët e Bleros në këngën që do të mbajë titullin “Falja”.

Lexo po ashtu Lajmet për BLERON

Në bazë të mbishkrimit të një videoje të publikuar në InstaStory, kënga e re do të lansohet më 3 shkurt.

Projekti do të vijë i kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa për xhirimin e videoklipit është angazhuar produksioni Imagine Films.

“Ishe si lule” është një prej këngëve më të fundit të Bleros që u publikua me videoklip në fund të muajit nëntor.

Në ndërkohë, pritet që këngëtari dhe partnerja e tij, Afrona Dika, të bëjnë hapin e madh në jetën e tyre. /Telegrafi/