Site icon Telegrafi

Blero sjell këngën e re “Merri sytë e mi”

Blero (Foto: YouTube)

Një projekt shumë i veçantë gjatë ditës së sotme është lansuar edhe nga këngëtari Blero Muharremi.

Artisti, i cili shquhet për një sërë projektesh të suksesshme, ka prezantuar së fundmi këngën e re të titulluar “Merri sytë e mi”.

I njëjti vjen me një paraqitje të mrekullueshme në klip, derisa merr vëmendje të veçantë më tematikën e trajtuar.

Blero në klipin e ri (Foto: YouTube)

Tekstin e këngës e ka bërë Fissi, kurse për muzikën është përkujdesur Blero, Albos e po ashtu edhe Fissi.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Çekiç, ndërkohë që orkestrimi u realizua nga Albos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoklipi atraktiv i është besuar produksionit të njohur ‘Imagine Films’.

Përkundër muajve të vështirë me COVID-19, Blero ka qenë tejet i angazhuar dhe aktiv me prurje muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version