Telegrafi

Blero sjell ‘cover’ këngën “Pse s’thash të du” të Sabri Fejzullahut në bashkëpunim me Fissin dhe Donin

Blero (Foto: Flamur Thaqi)

Përkundër situatës së vështirë në vend, artistët shqiptarë nuk po ndalen me projekte e bashkëpunime të ndryshme muzikore.

Një të tillë së fundmi e ka lansuar edhe këngëtari Blero Muharremi në bashkëpunim me Fissin dhe Donin.

Ai ka sjell në versionin e tij këngën e legjendës së muzikës shqipe, Sabri Fejzullahut “Pse s’thash të du”.

Blero Muharremi (Foto: YouTube)

Projekti vjen i shoqëruar me një video të veçantë, teksa tani mund ta gjeni edhe në platformën YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga origjinale është publikuar shumë vite më parë dhe akoma vazhdon të pëlqehet nga publiku.

Ndryshe, Blero ditët e karantinës po i kalon i vetëm në banesën e tij në Prishtinë. /Telegrafi/