Përkundër situatës së vështirë në vend, artistët shqiptarë nuk po ndalen me projekte e bashkëpunime të ndryshme muzikore.
Një të tillë së fundmi e ka lansuar edhe këngëtari Blero Muharremi në bashkëpunim me Fissin dhe Donin.
Ai ka sjell në versionin e tij këngën e legjendës së muzikës shqipe, Sabri Fejzullahut “Pse s’thash të du”.
Projekti vjen i shoqëruar me një video të veçantë, teksa tani mund ta gjeni edhe në platformën YouTube.
Kënga origjinale është publikuar shumë vite më parë dhe akoma vazhdon të pëlqehet nga publiku.
Ndryshe, Blero ditët e karantinës po i kalon i vetëm në banesën e tij në Prishtinë. /Telegrafi/