Blero ka marrë një përkrahje të madhe nga jashtë.
Vajza e tij e vetme, Tara i ka dërguar një dron me një foto të saj të vendosur në të.
Ky moment e ka emocionuar këngëtarin, i cili ka shpërthyer në lot me të parë dronin.
Banorët tentuan ta qetësonin, teksa brohoritin dhe duartrokitën për t’i dhënë mbështetje.
Kujtojmë që aventura e Bleros në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova vjen pas një pauze të tij të gjatë në skenën e muzikës shqiptare.
Por, përkundër kësaj artisti ka mbetur në qendër të vëmendje me historitë e dashurisë nga jeta e tij private.
Ndarja me Afrona Dikën dhe më pas lidhja e re e dashurisë kanë bërë që Blero të jetë çdo herë pjesë e mediave rozë.
Ndërkohë, theksojmë që Tara lindi nga martesa e tij e parë me aktoren Teuta Krasniqi. /Telegrafi/