Këngëtari i njohur, Blero që kur nisi rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova ka diskutuar për të dashurën e tij të re duke e konfirmuar lidhjen e dashurisë.
Edhe në një bisedë të fundit me Edona James ai foli për partneren e tij, duke u shpreh se shpreson që po e shikon.
“Ishalla më sheh dhe e kupton që jam okej”, tha këngëtari, ndërkohë Edona e pyeti se pse e ka këtë mendim.
Në një moment, artisti tregon me duar se ka një krizë mes tij dhe të dashurës, por vazhdoi duke treguar se ata kanë dashuri të madhe për njëri-tjetrin.
Blero tutje u shpreh se ndonëse janë ditët e para, ai ka nisur të ndjej mungesën e saj.
Megjithatë, këngëtari nuk është përmbajtur dhe ka shpërthyer në lot, teksa Edona i qëndroi pranë duke e ngushëlluar, puthur e përqafuar.
Kujtojmë që para hyrjes në BBVK në media qarkullonte lajmi se Blero dhe e dashura e tij ishin ndarë. /Telegrafi/