Këngëtari Blero Muharremi ka qenë mjaft i angazhuar këtë verë.
Fillimisht ai publikoi disa këngë të reja, gjersa më pas vazhdoi të jetë mjaft i angazhuar në koncerte dhe dasma.
Këngëtarja me prejardhje nga Mitrovica, duket se është shumë i lidhur me vendlindjen e tij.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet mbi veturën e tij në veri të Mitroviës.
Sot (e enjte), ai ka vizituar Kullën e Isa Boletinit, teksa i indinjuar me situatën në veri, ai ka lënë një mesazh të qartë në mbishkrimin e fotografisë.
“1000 kufinj i thyejmë”, ka shkruar këngëtari përbri fotografisë, me çka tregon patriotizmin e tij lidhur me gjendjen e rënduar në veri. /Telegrafi/