Telegrafi

Blero shijon natë romantike me të dashurën e re

Këngëtari i njohur, Blero ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private.

Artisti nga Mitrovica vitin e kaluar i dha fund martesës me Afrona Dikën dhe tashmë prej kohësh ka lënë të kuptohet se dikush tjetër ka rrëmbyer zemrën e tij.

E gjitha kjo mund të kuptohet përmes disa postimeve të herë pas hershme që Blero bën në rrjete sociale.

Foto: Blero/Instagram

Derisa më parë është shfaqur në krahët e një vajze njëjtë ka vepruar edhe së fundmi teksa shihet në një darkë romantike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blero

Blero ka postuar një imazh ku shihen dy gota dhe në prapavijë flokët e një vajze teksa ka bashkangjitur edhe një ‘emoji’ zemër sipër.

Foto: Blero/Instagram

Ndërkohë, përveç këtyre postimeve Blero nuk ka zbuluar akoma identitetin e partneres së tij të re e cila thuhet se jeton dhe vepron në Gjermani.

Në anën tjetër, këngëtari gjithashtu po punon për projekte të reja, kënga e tij e fundit është “N’heshtje”. /Telegrafi/