Telegrafi

Blero së shpejti sjell këngën e re “Deri dje”

Blero (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Blero, ka paralajmëruar prej disa ditësh një këngë të re.

Ai ka njoftuar fansat për një baladë të re dhe kjo do jetë një ndër projektet më të mira që ka sjell deri më tani.

Artisti ndërkohë ka bërë një tjetër postim në InstaStory, gjersa tregon se kjo mban titullin “Deri dje”.

Blero (Foto: Instagram)

“Deri dje, qëndroni”, ka shkruar ai.

Ndërkaq nuk ka zbuluar akoma ndonjë datë të saktë të lansimit të këngës së re.

Kjo vjen pas “Merri sytë e mi” që e solli më 1 tetor të vitit të kaluar.

Projekti i lartpërmendur u prit mirë nga publiku dhe tashmë ka grumbulluar afro një milion klikimë në YouTube. /Telegrafi/