Telegrafi

Blero rrezikon paratë duket luajtur poker (Foto)

Këngëtari i njohur Blero ka bërë të ditur se këtë të shtunë do të publikojë këngën e tij më të re në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

Përderisa ka përfunduar punën për projektin e ri dhe është vetëm në pritje të finalizimit të klipit, këngëtari po shfrytëzon kohën e lirë për ta kaluar me shoqëri.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet bashkë me miqtë e tij duke luajtur poker.

“Koha e pokerit”, shkruan Blero në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa në tavolinë përveç letrave vërehen edhe një shumë parash.

Ndonëse është një lojë mes miqsh, Blero duket se nuk po kursen aspak duke rrezikuar kështu edhe paratë e tij në lojën që ose të ndihmon për të bërë më shumë para, ose t’i humbësh ato që ke. /Telegrafi/