Të premten janë shpallur tre prej emrave më të votuar nga publiku gjatë javës në Big Brother VIP Kosova.
Dhe moderatorët kumtuan rezultatin e zarfit, i cili njoftonte se tre banorët më të votuar janë: Edona James, Gani Gërmia dhe Blero.
E kur jemi te ky i fundit, shumë prej banorëve ngelën të befasuar duke hedhur dyshime mbi televotimin.
Ishte Shqipja ajo e cila u shpreh gjatë spektaklit: “Nuk e besoj kurrë që publiku ka votuar Bleron”.
Në atë moment moderatori Alaudin Hamiti e pyeti Shqipen nëse mendonte se produksioni ka ndërhyrë në televotim – gjë të cilën ajo e mohoi.
Kundërshtime për këtë votim ka pasur edhe nga banorët Ylli Dervishi dhe Meti Alshiqi, të cilët kanë thënë se Blero është një nga banorët më pasivë në shtëpi dhe është e çuditshme se si ka krijuar simpati te publiku. /Telegrafi/