Telegrafi

Blero realizon fotografitë festive me familjen: Ka qenë një vit i vështirë, por nganjëherë duhet të ndodhin këso situata që ta vlerësojmë dashurinë

Foto: Blero/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka realizuar një fotosesion të veçantë për festat e fundvitit.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet bashkë me gruan atij, Afronën dhe vajzën, Tarën, pranë pemës së Vitit të Ri.

Në mbishkrimin e tyre, këngëtari ka bërë një urim të gjatë për fansat e tij, duke i motivuar ata që pavarësisht asaj që çfarë kaluam këtë vit, duhet të dimë të përballemi me sfidat.

“Ky vit ka qënë për të gjithë ne me plot sfida. Ndonjëherë ndodhin situata të tilla në jetë të pa spjegura,që na bejnë të reflektojmë dhe të dalim në përfundim se ajo që duhet vlerësuar është, dashuria, gëzimi mbi të gjithat shëndeti. Ju urojme nga zemra festa të bukura dhe një vit sa më të mbarë. Shëndet të keni ju dhe familjet tuaja. Le Të vij nje vit që ta lej pas vitin 2020 që sprovoji shum familje. Gëzuar Miq”, ka shkruar Blero në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet që këngëtari ka pranuar nga ndjekësit, për festat e fundvitit.

Blero ka pasur një vit mjaft aktiv në muzikë me disa projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/