Futbollisti Lionel Messi është përzgjedhur fituesi i Topit të Artë për vitin 2021.
Përkundër se ishte i përfshirë në garë me konkurrentë të shumtë, ylli argjentinas ka arritur të dalë i pari në ceremoninë e zhvilluar në ‘Theatre du Chatelet’.
Reagimet lidhur me këtë kanë qenë të menjëhershme në rrjet, gjersa fitores së Messit iu gëzua edhe këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi.
Ky i fundit në një reagim të bërë në rrjete sociale, saktësisht në InstaStory, theksoi se i njëjti do të fitojë edhe tri çmime të tjera në këtë eveniment madhështor.
“Edhe tre topa të artë do t’i marrë ky njeri ju garantoj. Gjithsej dhjetë”, u shpreh Muharremi.
Kjo ndërkohë është hera e shtatë në karrierën e tij që Lionel e fiton këtë çmim dhe realisht ka dy trofe më shumë se rivali i tij, Cristiano Ronaldo.
Robert Lewandowski ishte konkurrenti tjetër për të fituar trofeun e këtij viti, por që sulmuesi i Bayern Munichut u rendit i dyti në radhë. /Telegrafi/