Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka publikuar projektin e ri të tij.
E paralajmëroi kohë më parë projektin më 17 tetor në ora 17:10 e ashtu edhe e publikoi projektin.
Projekti i Bleros vjen në bashkëpunim me këngëtarin, Ylber Osmani.
Kënga është punuar nga EF Production ndihmuar nga Johan Bejerholm.
Blero kështu rikthehet pas një kohe me projektet e tij, teksa i fokusuar është në jetën private.
Ai kohë më parë pranoi se do të martohet në vitin 2019. /Telegrafi/