Telegrafi

Blero publikon klipin e ri në bashkëpunim me Gasson dhe Fissin

Blero ka publikuar projektin e ri të tij, që është një videoklip me bashkëpunim.

Këngëtari i muzikës RnB ka bashkëpunuar me Gasson, këngëtarin mjaft të njohur dhe emrin e ri të skenës, Fissin.

Muzika është punuar nga vet Fissi dhe Doni, ndërkaq teksti nga vet këngëtarët.

Videoklipi është punuar nga një produksion i ri, Labody.

Për Bleron ky është rikthim i shumëpritur nga adhuruesit e tij.

Ai po shijon jetën në lidhje me bukuroshen, Afrona Dika.

Çifti kanë planifikuar martesë për vitin 2019. /Telegrafi/