Telegrafi

Blero publikon fotografi me armë në dorë (Foto)

Këngëtari Blero vazhdon të jetë një ndër emrat më të ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.

Shesh fotografitë apo videot që ai publikon nga përditshmëria e tij, bëhen temë në mediet rozë.

Së fundmi, këngëtari Muharremi ka shfaqur një imazh në Instagram Story, ku shfaqet duke mbajtur një armë në dorë, drejtuar kah syri i kamerës.

“Çfarë the se nuk të dëgjova mirë”, shkruan Blero në mbishkrimin e fotografisë, një fjali kjo e cila ngjason me një ‘kërcënim’.

Sido që të jetë, duket se Blero këtë fotografi e ka realizuar në poligon, dhe se me siguri posedon leje për armëmbajtje, përderisa ia lejon vetes të ndajë me ndjekësit një fotografi të tillë. /Telegrafi/

Blero publikon fotografi me armë zjarri në Instagram Story.