Këngëtari i njohur, Blero, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai publikon shpesh fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet e tij muzikore.
Së fundmi, këngëtari ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej pranë babait të tij.
“Babai im, heroi im”, ka shkruar Blero në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke treguar kështu se e cilëson si hero të atin.
Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që këngëtari ka marrë nga ndjekësit e tij.
Përndryshe, ai dhe modelja Afrona Dika kanë bërë gjithashtu të ditur se në shtator të këtij viti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/