Telegrafi

Blero pozon me mantelin e bardhë të doktorit

Këngëtari i njohur Blero pritet që brenda pak ditësh të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, në bashkëpunim me Fatlume Popovcin.

Ndërkohë, ai është shumë i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktiv.

Blero

Së fundmi, ai ka ndarë me ta në InstaStory një fotografi, ku shfaqet pranë humoristit të njohur, Shpëtim Deskut.

Blero kishte veshur mantelin e bardhë të doktorit, ndërsa shkruante në mbishkrimin e fotografisë se e ka si profesion të dytë.

“Ky pacienti im paska shumë probleme”, ka shkruar këngëtari Muharremi në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, ata nuk kanë bërë të ditur nëse kjo skenë është pjesë e ndonjë skeçi të ri humoristik apo xhirimet e një klipi, sido që të jetë, kjo mbetet për tu parë. /Telegrafi/