Këngëtari i njohur Blero dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në shtator.
Duket se përgatitjet e dasmës kanë filluar që tani, dhe tashmë çifti po konsultohen për zgjedhjen e veshjes.
Këngëtari Blero publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej i veshur me një kostum tejet elegant.
Bëhej fjalë për një kostum blu të errët të kombinuar me të kuqe, i cili duket mjaft elegant.
“Duke u bërë gati baby”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka etiketuar të fejuarën e tij, Afronën, në këtë përshkrim.
Kjo fotografi ka lënë të kuptohet se dyshja po bëhen gati për dasmën, teksa një dilemë të tillë e kanë parashtruar edhe shumë prej fansave në hapësirën për komente. /Telegrafi/