Këngëtari i njohur Blero Muharremi vazhdon të jetë mjaft aktiv sa i përket prurjeve të reja në muzikë.
Ai gjithashtu është mjaft i angazhuar edhe me koncerte, ku gjendet çdo herë pranë fansave në vendet që at e kërkojnë.
Blero është shumë aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, me rastin e festës së 28 nëntorit, këngëtari është bërë mjaft patriot, duke publikuar një fotografi të flamurit kombëtar në InstaStory.
Në mbishkrimin e fotografisë, Blero shkruan se e do këtë flamur që nga dita e parë e tij në këtë botë .
Ndryshe, javët në vazhdim, ai ka paralajmëruar se do të sjellë projekte të reja për fundvit. /Telegrafi/