Telegrafi

Blero parashikon rezultatin, Kosova fiton 2-0 sipas tij (Foto)

Këngëtari i njohur Blero ka treguar shpesh herë se është ndjekës i rregullt i ndeshjeve të futbollit.

Ai është fans i Barcelonës, por kur bie fjala për Kombëtaren, Blero entuziasmohet edhe më shumë.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka marrë rrugën drejt qytetit të Shkodrës, ku do të ndjek drejtpërsëdrejti ndeshjen Kosovë-Islandë.

Ai ka publikuar në Instagram Story disa fotografi nga stadiumi “Loro Boriçi”, teksa në mbishkrimin e saj ka treguar për parashikimin e tij rreth rezultatit të ndeshjes së sotme.

Sipas Bleros, Kosova fiton sot 2-0 kundrejt Islandës. /Telegrafi/

Kosova fiton sot 2-0 sipas Bleros. Foto nga InstaStory.