Telegrafi

Blero paralajmëron projektin e ri muzikor

Blero (Foto: Instagram)

Këngëtari Blero Muharremi kohëve të fundit ka qenë tejet i përfolur në faqet rozë pasi u bashkua me bashkëshorten e tij, blogeren Afrona Dika, pas një kohe të gjatë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Çifti, të cilët janë shumë aktiv dhe të ndjekur në rrjetet sociale, kanë kaluar disa ditë të mira pushimi në Shqipëri.

Dhe krahas kësaj, artisti i njohur në anën tjetër njoftoi fansat se është në përgatitje të projektit të tij të ri muzikor.

Blero (Foto: Instagram)

Njoftimin e ka bërë në rrjete sociale me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

“Sa t’kom dasht”, mban titullin ky projekt për të cilin këngëtari nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë apo datën e saktë të publikimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithatë, në bazë të titullit duket se do jetë një baladë që ka të bëjë me dashurinë.

Blero (Foto: Instagram)

Projekti vjen pas “Lambo” që e solli në muajin maj në bashkëpunim me artistin L30. /Telegrafi/