Telegrafi

Blero nuk turpërohet, bën një gjest të pahijshëm para Afronës (Foto)

Çifti i njohur Blero dhe Afrona vazhdojnë të mbeten ndër çiftet më të përfolur dhe të ndjekur nga publiku.

Blero gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me jetën e tij private, gjersa edhe Afrona me apo pa dashje është bërë pjesë e medieve.

Ata kanë shumë ndjekës edhe në rrjetet sociale, ndërsa nuk hezitojnë që të ndajnë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, duket se dyshja kanë zgjedhur që kohën e tyre të lirë ta kalojnë në një prej diskotekave të qytetit.

Afrona dukej shumë e lumtur pranë bashkëshortit të saj, teksa Blero në fakt vërehej teksa bënte një gjest të pahijshëm, duke ngritur gishtin e mesëm lartë në momentin që Afrona donte të fotografohej.

Sigurisht që këtë gjë këngëtari e ka bërë për shaka, por pavarësisht kësaj dha një imazh vërtet të keq. /Telegrafi/