Këngëtari i njohur Blero, ka qenë këtë javë i ftuar në një nga rubrikat e reja të emisionit “Prive”.
Ai i është përgjigjur disa pyetjeve, ku duhej të plotësonte fjalitë, të cilat ia linin të zbrazëta hapësirat për t’i plotësuar me dëshirat e tij.
Ndër të tjerash, Blero ka plotësuar një prej fjalive e cila e pyeste se për çfarë do të befasoheshin njerëzit po ta dinin se fans i kujt është?
Në vend të të qenit fans, ai zgjodhi të përgjigjet duke thënë pas kujt është i pasionuar.
Këngëtari tregoi se është shumë i pasionuar pas gjithësisë, ose më saktësisht gjithçka që ka të bëjë me Astronominë.
Sipas tij, fansat nuk e dinë këtë fakt dhe po ta dëgjonin, do të befasoheshin.
Tutje, ai tregoi se po të kishte më shumë mundësi, do të dhuronte donacione për bamirësi, për t’i lumturuar të gjithë fëmijët e kësaj bote. /Telegrafi/